Mirëmbajtja e dokumentuar

Ruaj të gjitha faturat e shërbimit dhe riparimeve. Historiku i plotë i mirëmbajtjes është argument i fortë kur shet.

Shërbimi te servis i autorizuar ose i njohur rrit besimin e blerësve të ardhshëm.

Kujdesi për pamjen

Larja e rregullt, polishimi dhe mbrojtja e bojës ngadalësojnë degradimin e jashtëm.

Dëmtimet e vogla të karocerisë duhen riparuar shpejt para se të përkeqësohen dhe të ulin vlerën.

Kilometrazha dhe përdorimi

Kilometrazha e moderuar rrit vlerën e rishitjes. Nëse ke dy vetura, përdor atë me vlerë më të lartë rishitjeje më pak.

Shmang modifikimet e jashtme që ngushtojnë tregun e blerësve të mundshëm.