Shit në Ankand

Publiko automjete, makineri dhe asete përmes një procesi të strukturuar, transparent dhe të verifikuar.

Automjete dhe asete të gatshme për publikim në ankand

Individë privatë

Për pronarë që duan të shesin vetura, pajisje ose asete të tjera me proces të qartë dhe dokumentuar.

Autoshitës

Për biznese që duan kanal shtesë për automjete të përzgjedhura, stok të veçantë ose shitje me afat të caktuar.

Kompani

Për kompani që shesin flotë, mjete operative, pajisje pune ose inventar të amortizuar.

Leasing / banka

Për asete të rikthyera, automjete dhe pajisje që kërkojnë publikim transparent dhe trajtim të kontrolluar.

Komuna dhe institucione

Për shitje të aseteve institucionale me dokumentacion, afate të qarta dhe gjurmë të plotë të procesit.

Vetura

Automjete pasagjerësh, flotë biznesi dhe njësi individuale.

Kamionë

Mjete transporti, kamionë dhe automjete komerciale.

Makineri

Makineri ndërtimi, bujqësore ose pajisje operative.

Pajisje pune

Mjete, pajisje teknike dhe inventar i përdorshëm.

Asete institucionale

Asete të organizatave publike, financiare ose korporative.

01

Dërgo kërkesën

Na dërgon të dhënat bazë për asetin, dokumentacionin që ke në dispozicion dhe informacionin fillestar për gjendjen.

02

Vlerësohet aseti

Ekipi ynë shqyrton kërkesën, dokumentet dhe sugjeron mënyrën e listimit, strukturën e ankandit dhe parametrat fillestarë.

03

Përgatitet ankandi

Përgatiten përshkrimi, fotografia, dokumentacioni shoqërues dhe kushtet e shitjes në format të qartë për publikim.

04

Publikohet ankandi

Ankandi publikohet në platformë me afat, kushte dhe rregulla të përcaktuara, ndërsa ofertimi zhvillohet në mënyrë transparente.

05

Fituesi kontaktohet pas përfundimit

Pas mbylljes së ankandit, Ankandi Online koordinon hapat e konfirmimit, pagesës dhe kontaktimit me ofertuesin fitues.

Proces i përshtatshëm për shitje serioze

Faqja është menduar për raste ku shitësi kërkon qartësi procedurale, dokumentim dhe një rrjedhë pune të kontrolluar për publikim dhe mbyllje të ankandit.

  • Dokumentacion i qartë
  • Gjendje / condition report kur është i disponueshëm
  • Ofertim transparent
  • Proces i kontrolluar
Proces i dokumentuar për shitje të automjeteve dhe aseteve

Dokumentacion i qartë

Shitja shoqërohet me dokumente dhe informim bazik të strukturuar për blerësit.

Gjendje / condition report

Kur është i disponueshëm, publikohet raport kontrolli ose përshkrim i verifikuar i gjendjes.

Ofertim transparent

Ofertat regjistrohen në platformë dhe procesi zhvillohet me rregulla të njëjta për të gjithë.

Proces i kontrolluar

Koordinimi i mbylljes së ankandit, konfirmimit dhe kalimit në fazën e pagesës bëhet në mënyrë të kontrolluar.

1

Proces i strukturuar për volume dhe raste të ndjeshme

I përshtatshëm për flotë, asete operative, mjete të rikthyera ose shitje që kërkojnë disiplinë procedurale.

2

Publikim me informacion të standardizuar

Listimi përgatitet me strukturë të qartë që e bën asetin më të kuptueshëm për blerësin potencial.

3

Gjurmë e qartë e komunikimit dhe ofertimit

Procesi i ankandit mbahet në platformë dhe nuk varet nga komunikim i shpërndarë ose i paformalizuar.

4

Mbështetje operative nga ekipi

Ankandi Online ndihmon me koordinimin e publikimit, shqyrtimit fillestar dhe hapat pas mbylljes.

Na kontakto për shitje ose onboarding

Nëse përfaqëson kompani, bankë, leasing, komunë ose po shet si individ, dërgo kërkesën dhe ekipi ynë të kontakton pas shqyrtimit.

Kërko publikim ose onboarding

Përdor formën ekzistuese të kërkesës për shitje për të dërguar të dhënat fillestare të asetit. Kjo vlen për individë, autoshitës, kompani, banka, leasing dhe institucione publike.